Zyrtare: Adnan Januzaj largohet nga Real Sociedadi

Zyrtare: Adnan Januzaj largohet nga Real Sociedadi

Adnan Januzaj tashmë zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Real Sociedad.

Ishte vetë klubi ku me anë të një komunikate zyrtare, njoftoi për largimin e lojtarit kosovar me pasaportë belge.

Kështu Januzaj i ka dhënë fund periudhës pesë vjeçare në ‘Anoeta’.

Ai kishte kontratë me ekipin spanjoll deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk u arrit.

Andaj, anësori do të largohet si një transferim i lirë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për 27 vjeçarin.

Shpërndaje në: