Zyrtare: 40 mijë euro gjobë për Bellingham, pas komenteve të rënda ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

Zyrtare: 40 mijë euro gjobë për Bellingham, pas komenteve të rënda ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

Mesfushori anglez, Jude Bellingham është dënuar me 40 mijë euro gjobë nga Federata Gjermane e Futbolli, pasi vuri në dyshim emërimin e gjyqtarit Felix Zwayer për ndeshjen e Bundesligës të Borussia Dortmundit kundër Bayern Munichut, transmeton Periskopi.

Bellingham kritikoi Zwayerin pas humbjes 3-2 të Dortmundit të shtunën, duke iu referuar një pezullimi gjashtë-mujor të gjyqtarit për pjesmarrje në skandalin e kurdisjes më 2005.

18-vjeçari është gjobitur për ”sjellje jo sportive”.

Dortmundi nuk do të apelojë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: