Zyra e BE-së ngushëllon për vdekjen e gazetares ukrainase në Kosovë: Përkushtimi i saj do të mbahet mend gjithmonë

Zyra e BE-së ngushëllon për vdekjen e gazetares ukrainase në Kosovë: Përkushtimi i saj do të mbahet mend gjithmonë

Zyra e BE-së në Kosovë ka ngushëlluar për vdekjen e gazetares ukrainas, Olga Priadko, e cila po qëndronte në Kosovë që dy vjet.

Ajo vdiq sot në banesën e saj në Prishtinë ku jetonte me djalin e saj, Yaroslavin.

“Të pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olga Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari dhe koha e saj në programin “Gazetarët në Rezidencë – Kosova” do të mbahet mend gjithmonë. Ngushëllimet tona të përzemërta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. U preftë në paqe”, ka shkruar Zyra e BE-së.

Për vdekjen e saj më herët njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili shprehi ngushëllime.

“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olha Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin. AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohet dhe nderohet nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Shpërndaje në: