Zymer Bytyqi prezantohet pas pak te klubi i ri

Zymer Bytyqi prezantohet pas pak te klubi i ri

Zymer Bytyqi do të jetë futbollist i ri i Olympiacos.

Marrëveshja tashmë është punë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi që me gjasë do të bëhet pas pak.

Transferimi pritet të rezultojë me një tarifë transferimi prej 800 mijë – 1 milionë euro.

Ky do të jetë një kapitull i ri për futbollistin kosovar, i cili tashmë do të kërkojë suksesin me gjigantin e madh grek.

Prezantimi pritet të bëhet sot shkaku i ditës së fundit të afatit kalimtar.

Shpërndaje në: