Zymer Bytyqi para ndeshjes me Burkina Fason: Kënaqësi të grumbullohem nga vendi im
Mesfushori i Ksoovës, Zymer Bytyqi ka reaguar dy ditë para ndeshjes miqësore me Burkina Fason.
Bytyqi që luan tek klubi turk, Konyaspor përmes një postimi në llogarinë e tij perosnale në “Facebook” ka shkruar se ndihet shumë i lumtur që është grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës, shkruan Periskopi.
“Kënaqësi të grumbullohem nga vendi im. Gati për ndeshjen ndaj Burkina Fasos”, shkroi ai.
Kujtojmë se ndeshjen e dytë miqësore, Kosova do ta zhvillojë ndaj Zvicrës me 29 mars.