Zvicra prezanton targat e saj të kuqe

Zvicra prezanton targat e saj të kuqe

Përdorimi i këtyre targave nuk do të jetë i detyrueshëm, por do ta bëjë më të lehtë vozitjen për shumë njerëz. Kjo për arsye se këto targa janë të destinuara për të gjithë ato automjete të cilat përdorin mbajtëse biçikletash.

Në të vërtetë, bartja e biçikletave shpeshherë i mbulon targat, ose ato e errësojnë pamjen e targave të veturës, kështu që pronarëve shpesh iu duhet t’i tranferojnë targat diku në mbajtës të biçikletave.

Tani kjo nuk do të ketë nevojë të bëhet më, sepse tani do të mund të merret një targë e kuqe me shenja të zeza, e cila do të lidhet ekskluzivisht në mbajtës.

Zvicra tashmë  ka njoftuar shumë shtete evropiane për këtë ndryshim, kështu që tashmë Gjermania, Franca, Italia, Austria, Estonia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja dhe Britania e Madhe janë pjesë e listës së shteteve që e kanë pranuar këtë vendim.

Targat e reja zviceranët mund t’i porosisin nga 1 marsi, ndërsa dërgesat e para priten në fund atij muaji.

Shpërndaje në: