Zvicra nuk ia ‘rrasi’, Hadërgjonaj prezantohet si hero te Kosova nga FFK-ja
”Florent Hadërgjonaj do ta vesh fanellën e Kosovës”, kështu është shprehur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një intervistë në RTK3.
Hadërgjonaj e kishte mundësinë më herët të përfaqësonte kombëtaren e Kosovës, por zgjodhi Zvicrën, e cila e ka shpërblyer në mënyrën më të keqe, shkruan Periskopi.
24 vjeçari u refuzua vazhdimisht nga trajneri Petkovic dhe prej që ka zgjedhur kombëtaren helvetike është paraqitur vetëm njëherë.
Kjo ka bërë që tashmë zyrtarët e FFK-së të interesohen rreth tij, ani pse dikur i kishte refuzuar.

Se mbrojtësi i Huddersfield do ta vesh fanellën e Kosovës është i bindur Agim Ademi, i cili thotë se janë në bisedime të avancuara me të.
”Të gjithë talentët janë të mirëseardhur nga gjitha shtetet dhe i ftoj të gjithët që të vijnë”.
”Sigurisht se për Florent Hadërgjonajn mezi presim të vijë dhe normalisht se jemi në kontakte dhe besoj se Florenti do të jetë në kombëtaren tonë”, u shpreh Ademi. /Periskopi



