Zvicra në panik: Klopp ‘bllokon’ Shaqirin për ndeshjet e muajit mars
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërcënuar se ai nuk do të jetë në gjendje t’i lejojë futbollistët e tij të luajnë me ekipet e tyre kombëtare për shkak të pandemisë.
Në Zvicër i ka kapur paniku, pasi kjo [kërcënimi i Kloppit] prek edhe Xherdan Shaqiri.
Me rregulla kjo nuk mund të lejohet, por ligji i ri me Covid-19 i lejon klubet t’i bllokojnë lojtarët e tyre.
Një situatë e njëjtë kishte ndodhur edhe me Milot Rashicën. Ylli kosovar nuk u lejua nga Werder Bremeni për ndeshjet që kishte Kosova gjatë vitit të kaluar në UEFA Nations League.
Kujtojmë që Kombëtarja e Zvicrës do të luaj ndaj Bullgarisë, Lituanisë dhe Finlandës.