Zvicra në kërkim për zëvendësuesin e Petkovic, Challandes në mesin e emrave të përmendur
Kombëtarja e Zvicrës është vënë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Vladimir Petkovic.
Pas një aventure mjaft të suksesshme në Euro 2020, Petkovic është larguar nga stoli i Zvicrës, duke bërë që Federata Helvete të jetë në kërkim të një trajneri.
Mediet nga Zvicra raportojnë se një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e kombëtares është trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, transmeton Periskopi.
Në mesin e emrave tjerë të përmendur është edhe Marcel Koller. Po ashtu, Lucien Favre është preferuar, por ky i fundit ka refuzuar postin.
Sipas Nau.ch, kontaktet e para mes Challandes dhe krerëve të federatës janë bërë.
Mbete të shihet nëse trajneri i Kosovës do ta lë në gjysmë aventurën e tij dhe t’i bashkohet Zvicrës. /Periskopi/