Zvicra mposht Spanjën, Portugalia – Çekinë
Zvicra ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Spanjës me rezultat 1:2 në Ligën e Kombeve.
Akanji dhe Embolo shënuan për helvetikët, kurse Alba për spanjollët.
Kjo fitore i dërgon ata në vendin e tretë me gjashtë pikë, dy më pak se Spanja që është në pozitën e dytë në tabelë.
Fitore arriti edhe Portugalia që mposhti në udhëtim Çekinë 0:4.
Dalot dy herë dhe Bruno Fernandes e Diogo Jota realizuan për portugezët.
Kjo fitore ia jep Portugalisë pozitën e parë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Spanja.
Kurse, Çekia mbetet e fundit me katër pikë.