Zvicra e fillon me fitore Botërorin
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore minimale kundër kombëtares afrikane, Kamerunit.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, kurse në pjesën e dytë më konkret ishin helvetikët.
Zvicra mori epërsinë me golin e shënuar nga Breel Embolo, i cili topin e dërgoi në rrjetë në minutën e 48’. Ai, nuk festoi për golin, pasi është me origjinë nga Kameruni.
Për golin e Embolo asistin e bëri Xherdan Shaqiri.
Me këtë fitore, Zvicra shkon në kuotën e tri pikëve dhe qëndron përkohësisht lidere e grupit ku luan edhe Brazili e Serbia. Dy të fundit përballen sonte, me fillim nga ora 20:00.
(Foto nga arkivi)