Zviceranët që jetojnë jashtë vendit po mendojnë të kthehen

Luftërat, krizat dhe tendencat autoritare të qeverive po shkaktojnë shqetësim mes zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një grup të njohur si “Zvicra e pestë”.
Mbi 800,000 shtetas zviceranë jetojnë jashtë, dhe shqetësimet për situatën politike globale, veçanërisht në SHBA dhe rajone të tjera të trazuar, janë rritur.
Pavarësisht pasigurisë, shumica e tyre nuk planifikojnë të kthehen në Zvicër, ndonëse e shohin pasaportën zvicerane si një “sigurim urgjent”, shkruan srf, raporton albinfo.ch, transmeton Periskopi.
Disa nga ata, veçanërisht ata që jetojnë në SHBA, janë të shqetësuar për politikat radikale të Presidentit Trump, ndërsa të tjerë si Ralf Steigrad nga Izraeli, theksojnë rritjen e tensioneve globale dhe paralajmërojnë për mundësinë e luftërave në Evropë deri në vitin 2027.
Organizata e Zvicrës Jashtë Vendit diskuton gjithashtu mundësinë e një kthimi masiv të shtetasve dhe përmirësimin e sistemeve të udhëtimit për evakuime, një çështje që do të shqyrtohet më tej gjatë muajve të ardhshëm./Periskopi/