Zv.presidenti i Juventus flet për të ardhmen e Ronaldo, sqaron pse nuk luan sot portugezi

Zv.presidenti i Juventus flet për të ardhmen e Ronaldo, sqaron pse nuk luan sot portugezi

Pavel Nedved ka dhënë disa detaje lidhur me situatën e Cristiano Ronaldo.

Një lajm i Fabrizio Romano bëri bujë të madhe, pasi raportohej se Ronaldo ka kërkuar të mos luajë ndaj Udinese, pasi ai po kërkon zgjidhje për  t’u larguar nga Juve.

Megjithatë, zv.Presidenti i Juves ka një shpjegim tjetër për situatën dhe thotë se portugezi do të qëndrojë.

“Kemi vendosur së bashku me Ronaldon. Është normale”, ka thënë Nedved për ‘DAZN’, transmeton Periskopi.

“Ronaldo do të qëndrojë, 100%”, shtoi çeku.

Juventus janë akoma të bindur se CR7 do të vazhdojë, pasi nuk kanë pranuar ofertë zyrtare për të./Periskopi/

Shpërndaje në: