ZTE Blade X Max lansohet edhe zyrtarisht
ZTE Blade X Max, që është parë muajin e kaluar, tani është zbuluar zyrtarisht nga kompania kineze. Pajisja është e fuqizuar nga Snapdragon 435 dhe ka ekran të madh full HD, prej gjithsej 6 inçëve.
RAM memoria ka kapacitet prej 2GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 32GB. Për më shumë, telefoni vjen me kamerën kryesore prej 13MP dhe kamerën dytësore prej 5MP.
Sistemi operues me të cilin punon kjo pajisje është Android Nougat, ndërkohë që bateria ka kapacitet prej 3,400 mAh. Ndër të tjera, telefoni sjell edhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve.
Blade X Max do të jetë i gatshëm në SHBA përmes operatorit Cricket Wireless, duke filluar nga 12 maji. Çmimi fillestar i telefonit në këtë treg do të jetë 149.99 dollarë.