‘Zoti po shikonte futboll mbrëmë’ – Mourinho shpërtheu në lot pasi pa Eriksenin të kolapsuar në fushë

‘Zoti po shikonte futboll mbrëmë’ – Mourinho shpërtheu në lot pasi pa Eriksenin të kolapsuar në fushë

Jose Mourinho ka folur rreth terrorit që përjetoi duke parë Christian Eriksenin teksa pësoi sulm në zemër në Euro 2020.

Ylli danez, 29-vjeçar, kolapsoi gjatë ndeshjes të së shtunës me Finlandën dhe pati nevojë për ndihmë CPR në fushë, transmeton Periskopi.

Fansat, futbollistët dhe familja e Eriksenit pritën nën stres të jashtëzakonshëm lajme të reja, para se të konfirmohej se ai ishte i zgjuar dhe në gjendje stabile.

Dhe Mourinho, i cili e pati në menaxhim mesfushorin për dy muaj te Tottenhami, ka zbuluar reagimin e tij ndaj incidentit.

58-vjeçari tha për ‘talkSPORT’: ”Sot, nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo të trishtohemi.

”Fatmirësisht futbolli shkoi në drejtimin ku organizimi, protokolli dhe niveli i doktorëve dhe specialistë, dhe gjithashtu besoj se Zoti, po e shikonte futbollin në atë moment.

”Krejt së bashku e bënë Christianin të jetë me ne, të jetë me familjen e tij.

”Ishte shumë më e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë besoj se u treguan vlerat e mira të futbollit.

”U luta, qava, por sa milionë të tjerë e bënë rreth botës? Besoj se shumë sepse futbolli i bashkon njerëzit.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: