“Zotëri Zhegrova, do të vijmë në stadium vetëm për ty”, ylli kosovar fiton zemrat e tifozëve të Lille
Edon Zhegrova ka nisur ta tregojë veten te klubi i ri, Lille. Kampioni francez po çalon këtë edicion në ligë, megjithatë një yll i ri po lind aty. Bëhet fjalë për talentin kosovar, Edon Zhegrova i cili ka filluar të bëhet prej futbollistëve kryesorë në klub, shkruan Gazeta Express.
Ai sonte zhvilloi ndeshjen e parë si startues, duke bërë asist fantastik në golin e vetëm të Lille në humbjen 1:2 ndaj Lens. Ndërkohë, paraprakisht në barazimin 1:1 ndaj Angers, Edon Zhegrova shënoi një gol spektakolar nga distanca.
Zhegrova qysh tani ka fituar zemrat e tifozëve të Lille, të cilët janë të zhgënjyer me klubin në këtë edicion. Sezonin e kaluar, Lille u shpall kampion i Francës, duke u renditur në vendin e parë, para Paris Saint-Germain.
Ndërsa, këtë sezon, Lille gjendet në vendin e tetë, me pak gjasa për t’i arritur vendet që dërgojnë në garat evropiane, ku kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar.
Ka nga ata tifozë që nga zhgënjimi i madh, thonë se do të vijnë në stadium vetëm për yllin kosovar.
“Zotëri Zhegrova, ne do të vazhdojmë të vijmë në stadium vetëm për ty”, thotë njëri tifoz në Twitter.
Monsieur Edon Zhegrova on va continuer de venir au stade que pour vous
— Nourii ?? (@Nouriii_10) April 16, 2022
?? Edon Zhegrova rozgościł się w Ligue 1. Ostatnio kapitalna bramka z Angers, a teraz ważna asysta w derbach.
Dzięki niemu, Lille może ratować swój występ w bocznych strefach. Środek pola zawodzi, a Lens gra inteligentnie w pressingu i czeka na kontry. Fajny mecz. #Modanafrancje pic.twitter.com/m3IXJyk1bA
— Maciej Szełęga (@SzelegaMaciek) April 16, 2022