“Zot faleminderit”, Blero veçon dy gratë e jetës së tij dhe asnjëra prej tyre s’është Afrona
Blero dhe Afrona tashmë nuk janë më bashkë.
Modelja ka kohë prej kur nuk është më në asnjë moment të jetës së këngëtarit.
Madje edhe në këtë “story” të fundit në ‘Instagram’, këngëtari ka postuar një foto me vajzën e tij Tarën dhe nënën e tij, duke i cilësuar si dy femrat më të mira në botë.
Dy ditë më parë ai publikoi dhe këngën e tij “N’heshtje” që fansat e cilësuan si dedikim për ish-bashkëshorten e tij, Afronën.
Nga ana tjetër Afrona ka fshirë të gjitha fotot nga ‘Instagrami’, dhe është shfaqur pa unazën e martesës.