Zogiani tallet me KFOR-in: Po e testojnë urën, është dashur të pritet raporti final i ministrisë

Zogiani tallet me KFOR-in: Po e testojnë urën, është dashur të pritet raporti final i ministrisë

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj shtimit të forcave të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër.

Ai është tallur me prezencën e këtyre forcave, duke thënë se po e testojnë qëndrueshmërinë e urës.

Sipas tij, ky është një testim preliminare para raportit përfundimtar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se KFOR-i është dashur ta pres raportin përfundimtar të ministrisë.

Testimi preliminar para raportit përfundimtar? Dje nuk pati asnjë incident në pesë lokacione kur u mbyllën zyrat e komunave paralele dhe ilegale të Serbisë në veri të Kosovës. Sot KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën. Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda. Tash për tash e kemi vetëm raportin preliminar. Ky vlerësim ka qenë kërkesë e QUINT-it ndaj nesh si qeveri të cilin po e plotësojmë. Besoj që duhet ta falenderojmë KFOR-in për këtë testim të urës qendrore në Mitrovicë, ndonëse një ndërmarrje e tillë nuk ka qenë pa rrezik”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: