Zogaj pasi Gërvalla pranoi se përdori AKI-në kundër Periskopit: Protestë për dorëheqjen e këtij militanti të pushtetit

Zogaj pasi Gërvalla pranoi se përdori AKI-në kundër Periskopit: Protestë për dorëheqjen e këtij militanti të pushtetit

Analisit Petrit Zogaj, ka reaguar pasi Drejtori i Televizionit Publik (RTK) Rilind Gërvalla e ka pranuar gabimin e tij për përfshirjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) për lajmin kundër Periskopit.

Ai ka thënë se Gërvalla është militant i pushteti duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Nese ky militant i pushtetit, edhe pas ketij skandali vazhdon me qene pjese e RTK-se, atehere une nuk do te isha befasu nese gazetaret e Kosoves do te eliminoheshim fizikisht ne pike te dites e ne mes sheshit te Prishtines dhe njerezit me e pa si dicka normale. Nese 900 punetoret e RTK-se nuk protestojne qe ky injorant i dobishem per pushtetin me dhene doreheqje, atehere te gjithe behen pjese e nje skeme kriminale te pushtetit kunder medias dhe mendimit te lire ne Kosove.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar nga AKI-ja që të tregojë nëse ka qenë pjesë e kësaj skeme.

“Po ashtu, nese AKI nuk e konfirmon ne kominsionin perkates ne Kuvend qe asnjehere nuk ka qene pjese e kesaj skema te militantit te RTK-se, e gjithe struktura udheheqese e saj duhet me dhene doreheqje dhe te ndiqen penalisht per kete.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në: