Zogaj: Leximi në veturë është i pamundur, deklarata e Përparim Ramës u keqkuptua

Zogaj: Leximi në veturë është i pamundur, deklarata e Përparim Ramës u keqkuptua

“Kur ka kolona të gjata dhe ndiheni të bllokuar, nëse situata e lejon, mund të dilni nga vetura. Po ashtu dëgjoni muzikë, lexoni dicka” – kështu raportuan mediat javën e kaluar duke keqinterpretuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama teksa foli për kolonat në kryeqytet.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ftuar në Reel Talk me Maxhunin në Periskopi, sqaroi se si është deklaruar Rama.

Zogaj, thotë se mediat e kanë keqinterpretuar deklaratën duke shtuar se Rama ka folur për vetën e tij dhe nuk ka qenë sugjerim për qytetarët.

‘’Ka qenë një nxjerrje një keqkuptim dhe një gabim në nxjerrjen e titullit, sepse deklarata e kryetarit ka qenë e nisur nga vetvetja, ai ka fol për vetveten dhe jo për qytetarët. Ka thënë në rastet kur jam vet në kolonë edhe si kryetar i komunës e shfrytëzoj kohën lexoj dicka ose dëgjoj pak muzikë ose merrem me ndonjë punë… por ka raste thotë edhe kur dal nga makina dhe nisem në këmbë e që ndodh shumë shpesh’’, tha ai.

Zogaj potencoi se Rama në asnjë situatë nuk i ka sugjeruar qytetarëve që të lexojnë gjatë pritjes në kolonë pasi sipas tij “ është e pamundur e sidomos në Prishtinë është i pamundur leximi në veturë. Leximi bëhet në autobus, në tren por jo në veturë”, u shpreh nënkryetari Zogaj./PERISKOPI/

Shpërndaje në: