Zogaj: Angazhimi për një Prishtinë moderne tregon se jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të sigurt
Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Zogaj tha se investimet e Abdixhikut bashkë me Ramën do të ndryshojnë fytyrën e kryeqytetit.
Ai në Facebook tha se angazhimi në Prishtinë tregon për vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme të sigurt.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, sot shkruam një kapitull të ri në historinë e Prishtinës! Z. Lumir Abdixhiku së bashku me z. Pëparim Rama, prezantuan investimet e jashtëzakonshme prej 1.5 miliardë euro që do të ndryshojnë fytyrën e kryeqytetit.
Ky angazhim për një Prishtinë moderne dhe të zhvilluar tregon se jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për të gjithë. Faleminderit që ishit pjesë e këtij momenti transformues!