Zlatani takohet me brazilianin Ronaldo, nuk harrohet momenti kur nuk mundi t’i largonte sytë nga idhulli i tij
Zlatan Ibrahimovic ka një reputacion si futbollist tejet arrogant dhe me vetëbesim të jashtëzakonshëm.
Ai e ka quajtur veten ‘Zot’ në disa raste në të kaluarën dhe beson se është një prej futbollistëve më të mirë në histori, transmeton Periskopi.
Mirëpo, Zlatan me shumë dëshirë do t’i përkulej Ronaldo Nazarios.
Ikona braziliane, i cili ishte qartazi sulmuesi më i mirë i viteve të 90-ta dhe të 2000-tave të hershme, fitoi disa çmime impresive individuale përgjatë karrierës së tij ilustrative, para se t’i varte këpucët e futbollit më 2011.
Dy herë fitues i Kupës së Botës, Ronaldo mbahet mend më së miri për periudhat e tij te Barcelona, Interi dhe Real Madridi.
Jug-amerikani pati një periudhë të shkurtër te Milani ku pati për kundërshtar Zlatanin, i cili është rritur duke e idolizuar Ronaldon dhe madje kishte mbajtur edhe posterë të yllit brazilian në murin e dhomës së fjetjes.
Kështu që, para ndeshjes derbi të Milanit, suedezi karizmatik nuk mund t’i largonte sytë nga ai.
Asi te miro como Zlatan ve al fenómeno Ronaldo
— Ricardo ® (@ricardotope) July 5, 2021
Admirim i pastër.
Dhe këtë javë, Zlatani pati kohë të kalonte me idhullin e tij. 39-vjeçari postoi një foto me të në Twitter…/Periskopi.com/