Zlatan është i “çmendur”, nis ecjen në pishinë pas operacionit në gju
Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet nga futbolli i luajtur edhe pse tanimë në moshën 40-vjeçare.
Sulmuesi vazhdon të rikuperohet ngadalë pas operacionit në gju, teksa pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për rreth 8 muaj.
Suedezi është në hapat e parë të rikuperimit dhe pa humbur kohë ka nisur hapat e para në pishinë për të forcuar gjurin e tij të majtë.
Ibra ndau pamjet gjatë rikuperimit të tij në “Instagram” me mbishkrimin:”Hap pas hapi, ditë pas dite”.
“Step by step” e “Day by day” scrive Ibrahimovic nelle sue storie Instagram in merito al recupero dall’intervento al ginocchio #Milan pic.twitter.com/b5n9v89VMD
— Francesco Nasato (@FraNasato) June 19, 2022