Zjarri në Shkodër, tregtarët tregojnë se kanë mbetur në rrugë

Zjarri në Shkodër, tregtarët tregojnë se kanë mbetur në rrugë

Një zjarr i madh përfshiu të premten tregun e rrobave duke shkaktuar dëme të mëdha.

Tri shtëpi banimi gjithashtu u përfshinë nga zjarri. Ndërsa 90 tregtarë që kanë treguara rroba në këtë treg në Shkodër, tashmë janë në qiell të hapur. Siç shihet edhe nga pamjet gjithçka është shkrumbuar.

Në një intervistë tregtarët mes lotësh kanë treguar se nuk kanë arritur të shpëtojnë asgjë nga malli i tyre, dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Zjarri i madh përfshiu menjëherë tregun duke shkaktuar një tym të madh të zi në të gjithë zonën.

“Është bërë shkrumb gjithçka, kemi treguar rroba të ndryshme. Kemi 22 vite këtu. 3 milionë lekë mall. Nuk dimë çfarë mund të bëhet. Kam punuar vetëm. Tani jemi në rrugë të madhe. Nuk ka ardhur askush dhe kontakt nuk kam pasur me asnjë njeri”, është shprehur një tregtare. /abcnews.al/

Shpërndaje në: