Zjarri djeg 12 vetura të Tesla në Holzerlingen, policia ka dyshime për motiv të qëllimshëm

Zjarri djeg 12 vetura të Tesla në Holzerlingen, policia ka dyshime për motiv të qëllimshëm

Në mesnatën e së hënës, dymbëdhjetë automjete të reja Tesla janë djegur në kompleksin e kompanisë në Holzgerlingen.

Shërbimi i zjarrfikësve ka reaguar menjëherë pas njoftimit të banorëve që panë flakët.

Mediat gjermane raportojnë se komandanti i zjarrfikësve, Markus Rath, tha se zjarrfikësit u njoftuan në orën 1:52 dhe gjetën 11 automjete të digjeshin, ndërsa një tjetër u dëmtua nga flakët.

Zjarri nuk u shkaktua nga bateritë e makinave, pasi ato nuk ishin të lidhura me stacionet e karikimit.

Policia po heton shkakun e mundshëm të ngjarjes, por nuk përjashtohet mundësia e djegies së qëllimshme./Periskopi/

Shpërndaje në: