Zjarrfikësi për hotelin që u përfshi nga zjarri në Brezovicë: Pritet të shembet ndërtesa

Zjarrfikësi për hotelin që u përfshi nga zjarri në Brezovicë: Pritet të shembet ndërtesa

Sot rreth orës 10:15, një hotel në Brezovicë është përfshirë nga flakët. Një nga zjarrfikësit që ndodhet në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur për Indeksonline se vendi i zjarrit është lokalizuar, por, sipas tij, pritet të shembet ndërtesa për arsye se është e djegur pjesërisht.

 

Zjarrëfikësit flasin pas zjarrit të madh në PINE, Brezovicë

Posted by IndeksOnline on Saturday, February 15, 2025

Për këtë incident ka folur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bën sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha ai.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

“Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim”, kishte thënë ai.

Shpërndaje në: