Zjarret në Prishtinë: Policia thotë se kanë identifikuar disa persona

Zjarret në Prishtinë: Policia thotë se kanë identifikuar disa persona

Policia Rajonale e Prishtinës ka thënë se ka trajtuar situatën e ditëve të fundit lidhur me zjarret në disa zona të ndryshme.

Sipas Policisë në këto në të gjitha këto incidente kanë reaguar shpejt duke dalë në vendet e zjarrit për të ndihmuar evakuimin, kontrollin e trafikut si dhe sigurinë përreth.

“Kemi punuar ngushtë dhe jemi koordinuar me agjencinë për menaxhimin e emergjencave, shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e urgjencës mjekësore, drejtoritë komunale të emergjencave dhe agjencitë e tjera përkatëse, në ndarjen e informacioneve dhe burimeve në kohë reale dhe veprimeve të vazhdueshme për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të minimizuar dëmet.”

Policia po heton nëse ndonjë zjarr është vënë qëllimisht.

“Disa nga këto incidente mund ti atribuohen kushteve klimatike, disa për shkaqe aksidentale porse janë ndjekur të gjitha pistat për të hetuar dhe përcaktuar nëse ndonjë zjarr është vënë qëllimisht. Në kontekstin e kësaj disa persona janë identifikuar nga policia dhe rastet ku ata janë implikuar po trajtohen me kujdes.”

“Suksesi i përpjekjeve tona parandaluese mbështetet shumë në përfshirjen e komunitetit. Andaj i bëjmë thirrje komunitetit që të qëndroj vigjilent ndaj rrethanave aktuale që ndërlidhen me zjarret, tu përmbahet udhëzimeve të sigurisë nga zjarri të shpërndara nga policia dhe mekanizmat e tjerë, të raportoj menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë si dhe në të njëjtën kohë të shmangin veprimet ose aktivitetet të cilat mund të shkaktojnë zjarr.”

Shpërndaje në: