Zjarr në bodrumin e një ndërtese në Prizren, katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një ndërtese.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit. Pas trajtimit janë liruar. Ndërkohë nga zjarri ka shpërthyer një xham aty”, tha Gashi.
“Me rastin po merren njësitet relevante. Ndërkaq, nesër inspektorët për parandalimin e zjarrit do ta trajtojnë rastin, për të kuptuar shkaqet se pse ka ndodhur ky rastin”, u shpreh ai.