Zidane me fjalë të mëdha për Benzeman pasi fitoi “Topin e Artë”
Ceremonia e “Topit të Artë” në ‘Theatre du Chatelet në Paris’ ka përfunduar tashmë.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e ka fituar çmimin e madh ‘Topi i Artë’, duke lënë prapa futbollistët si: Sadio Mane, Kevin Debruyne, Robert Lewandowskin dhe Mbappen e kjo falë angazhimit të tij të jashtëzakonshëm me ‘mbretërit’, shkruan Periskopi.
Pas shpalljes si lojtari më i mirë në botë, ka folur edhe Zinedin Zidane ish-trajneri i Benzemas te Reali.
Ai tha se nëse Benzema nuk vlerësohet, ju nuk e kuptoni futbollin.
“Nëse nuk e vlerësoni Karim Benzeman, nuk e kuptoni futbollin”, tha Zidane gjatë ceremonisë.
Kujtojmë se ndër vite Messi është lojtari që ka fituar “Topin e Artë” për shtatë herë, pas tij vjen Ronaldo me pesë herë.