Zidane ia ngulë thikën në shpinë Perezit dhe Real Madridit

Zidane ia ngulë thikën në shpinë Perezit dhe Real Madridit

Pikërisht kur burofaksi i Lionel Messit u duk se ishte dokumenti më i përfolur në futbollin spanjoll, Zinedine Zidane shkroi një letër që ngriti shumë vetulla, duke zbuluar arsyet pse u largua nga Real Madridi për herë të tretë.

Zidane shkroi letrën me një maje të mprehtë si thika që e përdori për t’ia ngulur Real Madridit dhe, veçanërisht, presidentit dhe mikut personal të tij, Florentino Perezit, të cilit ia nguli në shpinë, shkruan ‘MARCA’, përkthen Periskopi.

Mungesa e besimit manifestohet me mungesë të një projekti.. Ai nuk i lë asgjë imagjinatës sa i përket ndodhi në klub në disa muajt e fundit, krejt kjo derisa po e kërkonte suksesin në La Liga dhe Champions League.

Florentino duhet tash të vendos nëse duhet të fshihet prapa një komunikateje sipërfaqësore të klubit, si ajo që u bë për ta komunikuar largimin e Zidane pas një mbledhjeje 30-minutëshe, ose nëse do të dalë – siç bëri me Super Ligën Evropiane – dhe të shpjegojë arsyet pse ikona e klubit ka vendosur të largohet nga klubi.

Këtë herë, Zidane foli mendjen e tij dhe ndau të gjitha me shtypin. Këto evente u grumbulluan te Real Madridi brenda disa javëve, me skuadrën që zhgënjeu në fazën e grupeve të Champions Leagues, u poshtërua nga Alcoyano në Copa del Rey.

Sezoni përfundoi me vendin e dytë në La Liga dhe gjysmëfinale të Champions Leagues.

Largimi i Zidane nga Real Madridi duket sikur, me kalimin e kohës, një e keqe e domosdoshme. Klubi vendosi të marrë një rrugë tjetër. Ishte një dështim në dy fronte – klubi që nuk diti ta kënaqë trajnerin më të mirë në histori të vetë dhe trajneri më i mirë në histori të klubit që nuk diti të adaptohet me atë që do të vinte.

Ndoshta ardhja e Kylian Mbappe do të ishte injeksioni më i mirë për kokëdhimbjen e vazhdueshme të tij, por krejt krenaria që vjen me kalimin e një sezoni të vështirë si ky, fushata ka mbetur nën hije nga një letër. Letra e Zidane. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: