Zidane: E ardhmja? Flas më vonë me Real Madridin

Zidane: E ardhmja? Flas më vonë me Real Madridin

Francezi nuk ka folur shumë për të ardhmen e tij në konferencë për shtyp

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pritet që të largohet nga pozita e tij në verë, por ai nuk ka treguar asgjë pas ndeshjes së fundit të Los Blancos të shtunën.
Skuadra e Zidane fitoi më përmbysje kundër Villarreal 2-1, por Atletico Madrid arriti që të fitoi si mysafirë i Real Valladolidit duke siguruar titullin për skuadrën e Diego Simeones.

“Ne e kemi uruar Atleticon, të cilët e kanë merituar të jenë kampionë për shkak se ishin në krye të tabelës gjatë gjithë kohës”, ka thënë Zidane në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Por, gjëja më e rëndësishme për atë çfarë bënë lojtarët tonë sonte. Me kohë dhe me qetësi do të flas me klubin për të ardhmen time këtu ma vonë”, transmeton GazetaExpress.

“Unë i falënderoj tifozët për shkak se ata gjithmonë e kanë mbështetur këtë skuadër nga jashtë. Mendoj që të gjithë janë krenarë me lojtarët, për shkak se ata dhanë gjithçka. Nuk ishte lehtë që të fitoje kundër Villarrealit. Është një ditë ku duhet ta urojmë tërë skuadrën. Kjo është e tëra”.

E ardhmja e Zidane ishte një temë e nxehtë gjatë konferencës për shtyp por ai e bëri të qartë që do të ulet me klubin për ta biseduar atë në ditët në vijim. Tani ne duhet të jemi të qetë dhe në ditët e ardhshme të flasim për këtë”, theksoi francezi.

“Për pak kohë ne do të shohim se çfarë do të ndodh. Jo vetëm për mua, por me tërë gjërat që do të ndodhin me klubin për sezonin e ardhshëm”. Kur u pyet për gjendjen e tij shpirtërore, trajneri i Real Madridit tha se është e “sinqertë” .

Shpërndaje në: