Zhvilloi vetëm tri meçe në karrierë si boksier por Jake Paul është në top treshen e boksierëve më të pasur
Jake Paul u emërua në top treshen e boksierëve më të pasur të vitit 2020, me 16.2 milionë euro përfitime nga ringu, transmeton Periskopi.
Vetëm superyjet Anthony Joshua dhe Canelo Alvarez dolën para tij n ëlistën e përpiluar nga uebsajti financiar i sportit, ‘Sportico’.
Paul zhvilloi dy meçe në 12 muajt e fundit dhe i ka tri në tërësi në karrierë, teksa nokautoi Nate Robinsonin dhe Ben Askren, të dy 36-vjeçar.
Dhe YouTuberi, i cili dëshiron të bëhet miliarder si boksier, paralajmëroi se kjo është vetëm nxemje pasi u publikua lista e përfitimeve.
Sidoqoftë, në listën e mëposhtme të dhjetë sportistëve më të paguar të vitit, nuk figuron asnujë boksier. /Periskopi.com/