Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke marrë prova materiale nga ndërtesa që ka shërbyer si komunë paralele

Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke marrë prova materiale nga ndërtesa që ka shërbyer si komunë paralele

Zhvillime të reja raportohet të ketë në veri të vendit.

Sipas informacioneve të para theksohet se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë realizuar sot një aksion në Bankën Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Theksohet se policia ka marrë dokumentacionin nga kasaforta e bankës. Sipas raportimeve të “kosovoonline”, në pjesën ku ndodheshin zyrat e këtij institucioni serb, ndodhet një mjet i blinduar dhe rreth ndërtesës ku ishte e vendosur komuna paralele serbe shihen të parkuara automjete të policisë.

Kasaforta e Bankës Popullore Serbe në Leposaviq nuk ka funksionuar që nga muaji maj, kur u mbyllën të gjitha objektet e Kursimores së Postës serbe dhe ndodhet në ndërtesën ku deri tani ishte komuna paralele serbe në Leposaviq.

I kontaktuar nga Lajmi.net, për këtë çështje zëvendësdrejtori i policisë në veri Veton Elshani ka thënë se janë duke marrë prova materiale nga ndërtesa pasi konsiderohet se ka shërbyer si komunë paralele.

“Jemi duke marr prova materiale nga ndërtesa që konsiderojm se ka shërby si komunë paralele“, ka thënë Elshani.

Derisa ka bërë të ditur se ende nuk kanë hyrë tek departamenti i thesarit.

“Nuk kemi hy te departamenti i thesarit ende“, tha Elshani.

Shpërndaje në: