Zhvillime në zyrat e klubit të Barcelonës, agjenti shqiptar i lojtarëve po merr pjesë për këtë arsye
Menaxheri i Marcos Alonsos, Fali Ramadani ka arritur në Barcelonë.
Mediumi spanjoll “Diario Sport” ka publikuar pamje kur menaxheri shqiptar arrin në zyrat e klubit.
Ai po takohet me drejtorin e Barçës, Mateu Alemany për ta mbyllur çështjen e transferimit të lojtarit në “Camp Nou”.
Barça thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll për më pak se 10 milionë euro.
#FCB??
? ÚLTIMA HORA
? ¡Fali Ramadani, representante de Marcos Alonso, entra en el despacho de Mateu Alemany!
? @DBR8 pic.twitter.com/E1EdjBRaos
— Diario SPORT (@sport) August 8, 2022
E tash pritet të arrihet marrëveshja edhe ndërmjet klubit spanjoll dhe përfaqësuesit spanjoll.
Alonso ka kontratë edhe një vit në “Stamford Bridge”, por pritet të largohet qysh tash nga “Blues” pasi një gjë të tillë ua ka kërkuar edhe drejtuesve të klubit.
Alonso pritet t’i bëjë konkurrencë Jordi Albas tek “Blaugrana”.