Zhveshtorja me kushtet të tmerrshme ku do të kalojë një sezon sulmuesi Luis Suarez
Nga ‘Camp Nou’ në kushte ekstreme të këqija – kjo është dashuria e madhe që ka Luis Suarez për klubin e tij të dikurshëm, Nacional.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Liverpoolit, Ajaxit dhe Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të verës u transferua me para-metra zero te skuadra nga Uruguai, Nacional.
Pamjet që vijnë nga stadiumi janë vërtetë tmerruese, sikur në Kosovë! – por dashuria që ka për klubin e tij të fëmijërisë këto kushte s’e penguan lojtarin të firmoste kontratë dhe ta mendonte në këtë vend pensionimin.
Madje futbollisti 35-vjeçar qysh në ndeshjen e parë debutuese shënoi një gol.