Zhegrova përmes një postimi e shpreh dashurinë për Kosovën
Edon Zhegrova është shprehur krenar që përfaqëson Kosovën.
Anëtari i Lille luajti nga fillimi në dy ndeshjet e para të “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, ndaj Qipros (0:2) dhe Greqisë (0:1).
Zhegrova la gjurmë në ndeshjen ndaj Qipros, pasi shënoi golin e dytë dhe të fitores.
23-vjeçari së fundmi ka publikuar një foto me fanellën e Kosovës, teksa u shpreh krenar që përfaqëson vendin e tij.
“Duke përfaqësuar Kosovën. Krenar”, shkroi Zhegrova.