Zhegrova për lojtarët që nuk po vijnë tek Kosova: Mu deshtën vetëm 10 sekonda për ta pranuar vendin tim

Zhegrova për lojtarët që nuk po vijnë tek Kosova: Mu deshtën vetëm 10 sekonda për ta pranuar vendin tim

Ditëve të fundit është rikthyer tema e lojtarëve që po largohen nga kombëtarja e Kosovës, për të shkuar tek kombëtaret tjera, në këtë rast tek Shqipëria.

Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha ishin dy lojtarët e fundit që u larguan nga kombëtarja e Kosovës, për t’iu bashkuar Shqipërisë, me ç’rast pati edhe shumë reagime.

I fundit që reagon është edhe Edon Zhegrova, i cili ka një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që po largohen nga Kosova.

“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Gjithë këta lojtarë nuk e pranojnë Kosovën, mua m’u deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

 

 

Shpërndaje në: