Zhegrova pas miqësores me Armeninë: Shpresojmë që me këtë trajner ta arrijmë kualifikimin
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Armenisë dhe Kosovës, duel ky i karakterit miqësor.
‘Dardanët’ e fituan këtë ndeshje me rezultatin minimal në 1:0, ku dhe u regjistrua fitorja e parë për trajnerin e ri, Franco Foda.
Pas ndeshjes foli sulmuesi i Lille, Edon Zhegroca ku tha se duhet të harrohet e kaluara dhe të vahzdojnë me rezultate të mira me trajnerin e ri.
“Të kaluarën duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara. Shpresojmë që me këtë trajner ta arrijmë kualifikimin. Kemi punuar shumë mirë taktikisht. Trajneri ka qenë i lidhur me shumë lojtarët. Do të jetë me rëndësi të qëndrojmë të bashkuar”, tha Zhegrova pas ndeshjes.