Zhegrova e sfidon Viniciusin në Champions

Edon Zhegrova është duke shkëlqyer në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Këtë e dëshmojnë më së miri statistikat.
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar top-dribluesit deri më tani në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Vinicius Junior prin me 34 driblime, e menjëherë pas tij gjendet ylli kosovar, Edon Zhegrova.