Zhegrova dribluesi më i mirë në javën e parë të Ligës së Kampionëve

Zhegrova dribluesi më i mirë në javën e parë të Ligës së Kampionëve

Lille është mposhtur me rezultat 2-0 në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve nga Sportingu.

Mirëpo, paraqitje të mirë në këtë ndeshjes bëri futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan Gazeta Express.

Ai pati tetë dribilime të suksesshme në këtë ndeshje.

Kjo statistikë ishte më e mira në javën e parë të Ligës së Kampionëve.

Asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë driblime më shumë se ylli kosovar.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, ka publikuar performancat më të mira individuale të lojtarëve gjatë javës së parë, teksa Zhegrova ishte aty për driblimet e tij.

Futbollisti kosovar sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve do të ketë një test të vështirë para vetës pasi do të përballet me Real Madridin.

Digging deeper into the numbers… 📊
These guys set the standard in week 1 👊

#FedExPerformanceZone FedEx ..

Posted by UEFA Champions League on Friday, September 20, 2024

Shpërndaje në: