Zhegrova brilant në Zvicër: Shpallet lojtari i javës në kampionat pas super paraqitjes me Baselin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën e Zvicrës.
Zhegrova në fitoren e Baselit ndaj Sionit.
22 vjeçari regjistroi 2 asistime dhe 1 gol, duke u vlerësuar me notën 10 nga SofaScore.
Është vet faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës që ka publikuar lajmin dhe fotografinë e Zhegrovës si lojtari më i mirë i javës.