Zhduket një vajzë në Suharekë dhe dy të tjera në Malishevë, policia po heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar dje është raportuar për tri vajza të cilat janë zhdukur, në dy raste të ndara.
Një nënë në Suharekë ka njoftuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia me 14 shkurt dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti po hetohet.
“Suharekë / 14.02.2025 – 13:00. Më 16.02.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Një burrë në Malishevë ka njoftuar se dy vajzat e tij janë larguar nga shtëpia më 15 shkurt dhe nuk janë kthyer më.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Malishevë / 15.02.2025 – 12:00. Më 16.02.2025 Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.