Zhduket edhe forma e dytë e virusit polio

Zhduket edhe forma e dytë e virusit polio

E dyta nga tre format e virusit të poliomielitit është zhdukur, kanë njoftuar ekspertët.

Ekzistojnë tre lloje të virusit të poliomielitit të egër, të cilët, edhepse shkencërisht të ndryshëm, shkaktojnë të njëjtat simptoma, përfshirë paralizën ose edhe vdekjen.

Tipi 2 i këtij virusi është zhdukur katër vjet më parë, dhe tani Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që edhe tipi 3 është zhdukur.

Por tipi 1 po qarkullon ende në Afganistan dhe Pakistan.

Polio prek zakonisht fëmijët nën pesë vjeç. OBSH vlerëson një në 200 raste çon në paralizë të pakthyeshme, transmeton periskopi.

Vdekja mund të ndodhë kur muskujt e frymëmarrjes preken nga paraliza.

Shpërndaje në: