Zhbllokoni tubat në shtëpi me këta përbërës!
Sado të kujdesshëm të tregoheni në zonën e gatimit të mos hidhni mbeturinat e ushqimit në lavaman, apo flokët në lavamanin e tualetit, gjithmonë do të bllokohen!
Nëse tubacionet do të zihen nga ushqime të cilat mund të shpërbëhen lehtë apo të kullojnë pa vështirësi ju mund t’i zhbllokoni tubat në mënyrë natyrale, pa u munduar shumë dhe pa pasur nevojë për ndihmën e një hidrauliku.
Metodat e mëposhtme jo vetëm që do të pastrojë tubacionet, por do të parandalojë dhe bllokimin e tyre.
1. Përzieni 1/2 filxhan sode buke me ¼ e filxhanit të mbushur me kripë.
2. Hidheni këtë përzierje në tubat e lavamanit duke shtuar menjëherë pas saj një gotë me uthull të nxehtë.
3. Lëreni për 15 minuta dhe më pas hapni rubinetin nga uji i nxehtë e lëreni të rrjedhë për disa sekonda.