Zgjidhni tuajën: 5 bimët që do t’ju mbushin energji pozitive dhe paqe

Zgjidhni tuajën: 5 bimët që do t’ju mbushin energji pozitive dhe paqe

Ka nga ata që besojnë se bimët kanë një ndjeshmëri të tillë që u lejon atyre të rriten dhe të riprodhohen në mënyrë të shëndetshme ose të thahen e të vdesin sipas energjisë që rrjedh midis njerëzve dhe mjediseve ku janë.

Disa studiues argumentojnë se, për shembull, Aloe Vera është një bimë kaq e ndjeshme ndaj energjisë negative dhe ajo venitet në ambjente ku gjenerohet një energji e tillë.

Në të njëjtën mënyrë, duke pasur një efekt të kundërt, nëse ajo është në një mjedies rrezatues dhe me energji të mirë, kjo reflektohet plotësisht te ajo.

Dhe ka nga ata që shkojnë edhe më tej, argumentojnë se bimët nuk janë vetëm një element dekorativ, por janë të lidhura mes tyre duke krijuar një rrjet që njerëzit mund të absorbojnë energji pozitive dhe të përfitojnë prej tyre.

Më poshtë keni 5 bimë që konsiderohen si përçuese të energjisë pozitive.

Mund t’i mbani në zyrë, në shtëpi ose t’ia bëni dikujt dhuratë.

Kaktusi:

Kush nuk i pëlqen kaktusët?

Ata janë misteriozë dhe tërheqës, të rrezikshëm, por origjinalë.

Konsiderohen si një mburojë ndaj njerëzve negativë, ziliqarë dhe keqdashës.

Përveç kësaj, kaktusët thithin energjinë elektromagnetike të aparateve tona.

 

Jasmina:

Kush kalon pranë një lule Jasmine e ka të vështirë të mos nuhasë aromën e saj të mrekullueshme.

Një bimë që duket mahnitëse në kopsht me një aromë karakteristike dhe unike.

Jasmina stabilizon energjinë, jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie sa herë thithni aromën e saj.

Mendohet se është bimë e dashurisë dhe sensualitetit.

 

Rozmarina:

Rozmarina gjithashtu ka një aromë karakteristike, të freskët dhe jep një ndjenjë mirësie.

Ajo tërheq njerëz të cilët janë aktivë dhe të sinqertë.

Në disa kultura, gjethet e saj janë vendosur në qoshet e shtëpisë për të tërhequr lumturinë.

 

Mentja:

Është një erëz që përdoret për ëmbëlsira, ushqime, karamele, akullore apo në shumë pije freskuese.

Përveç vetive kurative, ajo përçon energji pozitive.

Ajo jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie, ndaj një çaj me mente është ideal për pagjumësinë.

 

Trumza:

Është një barishte ideale që duhet të jetë brenda çdo shtëpie ose në kopësht.

Ajo ka një aromë të këndshme dhe eliminon zilinë dhe xhelozinë.

Përmirëson vetëbesimin e njerëzve dhe jep një ndjenjë qetësie./supershendeti/

Shpërndaje në: