Zgjidhet kryetari i ri i Federatës së Boksit

Zgjidhet kryetari i ri i Federatës së Boksit

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se kryetar i ri i është zgjedhur Enver Krasniqi.

Federata e Boksit e Kosovës sot më 6 mars 2021 ka mbajtur Kuvendin e rregullt të punës dhe zgjedhor, ku u zgjodh Kryetari i ri i Fboxk-së, nënkryetarët dhe anëtarët e bordit.

Kuvendi u përfaqësua nga gjithsejtë 22 klube dhe 44 delegatë plus 3 delegatë nga tri shoqatatat : Gjyqtarëve, trajnerëve, delegatëve gjithsejt 47 delegatë me të drejtë vote.

Shpërndaje në: