Zgjerimi i aortës – Këshillat më të mira se si ta mbani nën kontrollë
Kjo sëmundje mund të mbahet nën kontroll me anë të jetesës së shëndetëshme dhe këshillave mjekësore.
Zgjerimi i Aortës është një sëmundje problematike, e cila prek pikën kryesore që furnizon zemrën me gjak, shkruan “AgroWeb”.
Një nga proçeset më të rëndësishme për një organizëm të shëndetëshëm, transmeton lajmi.net.
Nëse diagnostikoheni me zgjerim të aortës është shumë e rëndësishme të vizitoheni vazhdimisht tek mjeku.
Megjithëse në rastet më të shumta aorta e zmadhuar kurohet vetëm me anë të operacioneve shumë të vështira, ka disa mënyra se si mund të mbani nën kontroll zhvillimin e saj.
Këto janë disa mënyra se si mund të ndihmoni trupin tuaj duke ngadalësuar zmadhimin e aortës.
Kjo sëmundje mund të mbahet nën kontroll me anë të jetesës së shëndetëshme dhe këshillave mjekësore.
Nëse mjeku juaj ju ka dhënë ilaçe për uljen e presionit të gjakut, është e rëndësishme të mos ngrini pesha të rënda.
Kur ju bëni aktivitete fizike të cilat sforcojnë trupin tuaj edhe prersioni i gjakut rritet gjë që dëmton më shumë aortën.
Ushimet që duhet të konsumoni
Pirja e duhanit, obeziteti, alkooli dhe një jetë pasive, duke qënduar për kohë të gjata pa lëvizur ndikojnë për keq në shtimin e presionit të gjakut.
Këto këshilla vlejnë edhe për personat që duhet të kryejnë operacionin e aortës.
Një jetesë e shëndetëshme para dhe pas orperacionit do t’ju japë rezultate shumë më të mira gjatë shërimit.
Sigurohuni të mbani një peshë trupore në proporcion me gjatësinë tuaj.
Është shumë e rendësishme që masa dhjamore në trup mund të jetë sa më e ulët .
Alkooli është një ndër armiqtë kryesor të zemrës ndaj bëni kujdes, ju mund të konsumoni pije të lehta duke mos i kaluar 1-2 gota.
Reduktoni sasinë e kripës deri ne 2.300 miligramë në ditë.
Konsumoni shumë ushqime që kanë sasi të ulta kripe duke u fokusuar tek perimet dhe frutat.
Mbani gjithnjë nën kontroll presionin e gjakut me një dietë të shëndetshme ushqimore.
AgroWeb.org ju këshillon ushqime si:
Spinaqi
Lakra
Panxhari
Tërshëra
Bananet
Peshku
Qepa
Hudhrat
Vaji i ullirit
Shegët
Arrorët
Aktivitetet sportive
Mbani trupin në formë me aktivitete fizike të cilat nuk aforcojnë zemrën.
Aktivitetet më të sigurta janë ato aerobike dhe kërcimi të cilat nuk sforcojnë shumë trupin tuaj.
Ushtrohuni në këtë mënyrë 40 minuta rreth katër herë në javë.
Ekspertët këshillojnë të ecni shumë apo të mereni me aktivitete si noti apo xhiro me biçikletë të paktën 30 minuta në ditë.
Jini aktivë gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm dhe duke mos ushtruar shumë presion mbi veten.
Një dietë e shëndetëshme, e pasur me perime dhe pak yndryna e kombinuar me aktivitetin fizik janë zgjidhja më e mirë e jetesës me sëmundjet e zemrës.
Personat që vuajnë nga aorta e zmadhuar mund ta mbajnë atë nën kontroll pa pasur nevojë të operohen nëse ndjekin një stil jetese të shëndetëshëm.