Zgjedhjet në Shqipëri, mbi 218 mijë kërkesa të miratuara nga diaspora për të votuar

Zgjedhjet në Shqipëri, mbi 218 mijë kërkesa të miratuara nga diaspora për të votuar

218 mijë emigrantë janë registruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat bën të ditur se 42 mijë janë refuzuar.

Celibashi ka deklaruar se data 9 Mars mund të jetë afati i fundit për regjistrim, pasi duhet shpallur lista paraprake. Ndërkaq njofton Partia Socialiste ka refuzuar një kërkesë të demokratëve për shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve teksa shtoi se 9 marsi është dita kur duhet të fillojë të përgatitet lista paraprake e zgjedhësve.

“Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9.  Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe”, u shpreh Celibashi.Por teksa është refuzuar kërkesa për shtyrjen e këtij afati për të gjithë emigrantët, sipas Celibashit mund të jetë e udhës që të ketë një shtyrje me 2-3 ditë vetëm për ata që kanë aplikuar një herë dhe u është refuzuar aplikimi.“Për këta 42 mijë opinioni im është që vlen të shtyhet ky afat”, tha komisioneri shtetëror.

Shpërndaje në: