Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ: Diaspora voton një ditë më përpara
Komisioni Qendror i Zgjdhjeve ka njoftuar se mërgimtarët duhet të votojnë një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra me 8 shkurt.
Sipas tyre, këtë duhet ta bëjnë në përfaqësitë dipmlomatike të Kosovës.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se në se në mbledhjen e 46-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e listës së Qedrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, të cilët mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës./Periskopi/