Zgjedhjet e 9 shkurtit, Haradinaj: Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se “Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.
Haradinaj zhvilloj një tubim me bashkëatdhetarët në Bern të Zvicrës, të cilin e cilësoj si madhështore.
“Ju drejtova vëllezërve e motrave në Zvicër, duke i shikuar secilin sy më sy dhe i garantova një përkushtim e shërbim ndaj Atdheut”, tha Haradinaj.
“Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë”, theksoi ai.